11 Janar 2025

Britania mbetet në BE me status special

Bruksel, 20 shkurt - Mbrëmjen e së premtes, pas diskutimeve të gjata në samitin dyditor të Brukselit në lidhje me paketën e reformimit të Bashkimit Europian dhe qëndrimit të Britanisë së Madhe, është arritur marrëveshja.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Donald Tusk, i cili tha se marrëveshja është për një periudhë 7-vjeçare dhe do të përfshijë ndryshimin e traktateve të BE-së. Gjithashtu, kjo marrëveshje e mban Britaninë në bllokun e vendeve europiane.

Marrëveshja, siç njoftoi Tusk ka fituar mbështetjen unanime të të gjithë vendeve anëtare të BE-së. Ai ka shtuar se Londra fiton një status special në Union.

Ndërsa, kryeministri britanik David Cameron doli para gazetarëve në Bruksel pak pasi u bë publik lajmi duke u shprehur: “Më në fund marrëveshja u arrit. Për një periudhë kohe ne e kemi nxjerrë Britaninë jashtë një Europe që po bëhet gjithnjë e më e ngushtë. Britania nuk do të jetë kurrë pjesë e një Europe të përqendruar. Falenderoj të gjithë liderët për qetësinë e treguar, vullnetin dhe asistencën e tyre”.

Mëngjesin e sotëm, Cameron do të zhvillojë mbledhjen urgjente të kabinetit qeveritar për të njoftuar nisjen e fushatës së referendumit të thirrur në vendin e tij, por këtë herë thirrja do te jetë për të votuar në qershor “pro” qëndrimit në Bashkimin Europian. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)