Britania fillon negociatat për daljes nga BE-ja
Bruksel, 16 korrik - Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian nisin sot në Bruksel rrethin formal të negociatave për kushtet e daljes së Britanisë nga BE-ja.
Sekretari britanik i Brexit-it, David Davis, do të takojë homologun e BE-së, Michel Barnier, për katër ditë bisedime.
Palët kanë më pak se dy vjet kohë për të vendosur kushtet, përpara se Britania të largohet me ose pa marrëveshje më 30 mars të vitit 2019.
Në tryezë janë shumë çështje të vështira, përfshirë të drejtat e qytetarëve të BE-së në Britani dhe anasjelltas, pas Brexit-it.
Janë rreth 3 milionë shtetas të BE-së në Britani dhe rreth 1.5 milion shtetas britanikë në 27 vendet e tjera të BE-së.
Palët do të diskutojnë po ashtu koston e daljes së Britanisë nga blloku.