07 Janar 2025

Britania e Madhe mbështet 4 pikat e Tadiqit, me kusht

Prishtinë, 17 janar - Britania e Madhe mbështet planin e ri katërpikësh të presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, nëse Serbia paraprakisht, heq barrikadat ne veri të Kosovës, zbaton marrëveshjet e arritura në dialogun teknik dhe i shuan strukturat e veta paralele në Kosovë.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, ka thënë për “Kohën Ditore” se të katër pikat e propozuara nga presidenti i Serbisë jenë të njëjta me dispozitat e Planit të Ahtisaarit, andaj Londra zyrtare nuk do të kundërshtonte diskutimin e tyre.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, javën e kaluar tha se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë do të mund të zgjidhen nëse nëpërmjet një dialogu trajtohen katër çështje: një zgjidhje të veçantë për manastiret ortodokse serbe dhe administratën e tyre, garanci të veçantë për serbët në enklava, zgjidhjen e çështjes së pronave të qytetarëve serbë të Kosovës dhe një zgjidhje speciale për veriun e Kosovës.

Londra zyrtare po e mbështet propozimin nëpërmjet ambasadorëve në Kosovë e Serbi. Fillimisht ka qenë ambasadori britanik në Beograd ai që ka dalë në mbështetje të planit, ndërkaq tek ka folur për “Kohën Ditore” të hënën, idenë e ka mbështetur edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)