Britania e Madhe e dëshpruar me sjelljet e Beogradit
Londër, 30 korrik - Ministria britanike e Punëve të Jashtme ka kritikuar paraqitjen e projektrezolutës së re serbe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, duke shprehur dëshpërimin për këtë hap për të cilin nuk u konsultua paraprakisht me Bashkimin Evropian, edhe pse ishte zotuar se do ta bëjë këtë.
Asambleja e Përgjithshme duhet të miratojë një rezolutë e cila do të ishte neutrale, me qëllim që Serbia e Kosova të inkurajohen të nisin bashkëpuinimin.
Ndërsa projektrezoluta serbe nuk shpie drejt realizimit të këtij qëllimit tonë, ndaj Britania e Madhe edhe nuk mund ta mbështesë thuhet në një njoftim të Ministrisë Britanike të Punëve të Jashtme.