Britania do të shkëputet nga BE-ja edhe pa marrëveshje
Gjatë një debati televiziv në kuadër të fushatës zgjedhore me kreun e laburistëve Jeremy Corbin, May tha: "Mosarritja e një marrëveshjeje është më e mirë se arritja e një marrëveshjeje të keqe."
Nga ana e tij, Corbin premtoi se do të sigurojë arritjen e një marrëveshjeje me BE-në për problemin e \"Brexit\"-it.
Opinioni publik në Britani është i shqetësuar se, nëse vendi largohet nga tregu i përbashkët europian pa arritjen e një marrëveshjeje, Britania dhe BE-ja do të detyrohen të respektojnë në tregtinë midis tyre rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë. Një gjë e tillë mund të mos sjellë pakësimin e mëtejshëm të barrierave tregtare, duke goditur rëndë tregtinë dypalëshe.
Zgjedhjet e përgjithshme në Britani do të zhvillohen më 8 qershor. Në një sondazh të fundit, konservatorët kryesojnë me 7 pikë përqindjeje ndaj laburistëve.