13 Janar 2025

Britania do të publikojë parashikimin e motit në hapsirën kozmike

Londër, 27 dhjetor - Drejtoria Meteorologjike e Britanisë së Madhe informoi të enjten se duke filluar nga pranvera e vitit 2014 do të publikojë parashikimin e motit në hapsirën kozmike.

Në shërbimin sinoptik të hapësirës përfshihen stuhitë diellore dhe dukuri të tjera atmosferike, raportimi i të cilave pritet të ndihmojë veprimtarinë e sektorëve të telekomunikacionit, të furnizimit me energji elektrike etj.

Në një deklaratë të Drejtorisë Meteorologjike të Britanisë së Madhe, thuhet se ky institucion do të bashkëpunojë me Institutin Britanik të Kërkimeve Gjeologjike, Administratën Kombëtare Oqeanike e Atmosferike të ShBA-së dhe organizma të tjera ndërkombëtare për të publikuar 24 orë parashikimet .

Sipas ministrit britanik të Shkencave, David Uilets, krahas shtimit të varësisë së njeriut nga teknikat satelitore, ndryshimi i situatës atmosferike ka një ndikim të madh në jetën e njerëzve. \"Parashikimi i motit në hapësirat komzike mund ta ndihmojë Britaninë të përparojë në konkurrencën ndërkombëtare në këtë sektor\", tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)