Britania do të ndërpresë ndihmat Kosovës
Londër, 28 shkurt - Britania e Madhe e ka ndërmend të ndërpresë ndihmën edrejtpërdrejtë për 16 vende, ndër to edhe për Kosovën, ka njoftuarrrjeti britanik i BBC-së.
Në propozimin e revidimit të buxhetit për ndihma vendeve të huaja, që pritet të miratohet gjatë javëve të ardhshme, theksohet se ndihma e drejtpërdrejtë do tu ndërpritet Irakut, Rusisë e Kinës, ndërsa për Indinë ndihma do të ngrihet.