Britania do të mbështesë statusin e Shqipërisë
Londër, 15 qershor - Media britanike shkruan për statusin e Shqipërisë. The Sunday Times, duke iu referuar burimeve zyrtare nga qeveria shkruan se Britania do të mbështesë statusin e Shqipërisë.Sipas gazetës, votimi për Shqipërinë do të mbahet javën e ardhshme në Bruksel ndërsa pritet që Shqipërisë ti jepet statusi i vendit kandidat për në BE.
Kryeministri Cameron më herët kishte propozuar ndryshim të rregullave të BE-së për lëvizjen e lirë të njerëzve, ku sipas tij punëtorët që vijnë nga shtetet e tjera nëse nuk kanë të ardhurat mesatare të krahasueshme me ato të Evropës perëndimore, atëherë ata nuk mund të hyjnë në Britani.
Gazeta shkruan gjithashtu se disa deputetë konservatorë i druhen frikës se mbështetja për statusin dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE, do të sjellë një vërshim të shqiptarëve në Britani.