15 Janar 2025

Britania do te mbaj referendum për largimin nga BE-ja

Londër, 30 qershor - Britania jep shenjat e para, që dëshmojnë largimin e saj të mundshëm nga Bashkimi Europian. Sipas tyre, vendimi vjen pasi Mbretëria e Bashkuar ndihet e zhgënjyer nga ecuria e BE-së dhe se vëzhgimet e tyre dëshmojnë se po i vjen fundi ekonomik dhe politik Unionit.

Kjo pakënaqësi e britanikëve u dëshmua edhe në zgjedhjet e fundit të Parlamentit Europian, që u zhvilluan në maj të 2014-s. Largimi i diskutueshëm i Mbretërisë së Bashkuar ka ngjallur reagime të forta atje. Udhëheqësi i grupit më të madh të biznesit të Britanisë ka thënë se suksesi ekonomik i vendit varet vetëm nëse ai do të jetë anëtar i BEsë.

Sipërmarrësit më të rëndësishëm në Angli, gjithashtu mbrojnë tezën se “BE është tregu më i madh i eksportit dhe është çështje themelore për të ardhmen e tyre ekonomike. Anëtarësimi mbështet vendet e punës dhe rrit konkurrencën ndërkombëtare”, - thonë ata.

Por, dështimi i fundit i David Cameron, në përpjekjet e tij për të ndaluar Jean-Claude Juncker për t’u bërë presidenti i Komisionit Evropian, ka nxitur pakënaqësi të mëdha mes anglezëve.

Cameron, i cili do të bëjë një deklaratë në Parlament, të hënën, tha se emërimi i Junker dhe refuzimi i Europës për ndryshimet e kërkuara nga Britania, do ta bëjë shumë të vështirë misionin e tij për negocimet e mos-mbajtjes së  referendumit për daljen nga BE-ja. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)