25 Dhjetor 2024

Britania do të largohet nga BE-ja më 31 tetor

Londër, 21 tetor - Kryeministri britanik Boris Johnson i ka dërguar një letër të pafirmosur Bashkimit Europian, ku kërkon shtyrjen e daljes së Britanisë nga BE-ja. Por ai ka shtuar një shënim ku shpjegon se nuk e dëshiron këtë shtyrje.

Më parë Johnson-i ishte shprehur se do të zgjidhte "më mirë vdekjen" sesa të kërkonte një zgjatje të afatit të 31 tetorit.

Deputeti i Parlamentit Britanik Michael Gove tha se e përkrahte kryeministrin:

"Ne do të largohemi më 31 tetor dhe kemi mjetet e aftësinë për ta bërë këtë. Unë mendoj se gjendja shpirtërore e vendit është e qartë dhe vendosmëria e kryeministrit është absolute, dhe unë e mbështes për këtë. Duhet të largohemi nga BE-ja më 31 tetor. Parlamenti mund të këmbëngulë për dërgimin e një letre, por nuk mund të ndryshojë mendjen e kryeministrit, nuk mund të ndryshojë politikën ose vendosmërinë e qeverisë. Kryeministri është shumë i qartë, e po ashtu janë edhe udhëheqësit e BE-së."

Zyrtarët e BE-së nuk kanë reaguar ndaj kësaj kërkese, duke u shprehur se po zhvillohen konsultime.

Kryeministri ka qenë i vendosur që Britania të largohet nga BE-ja më 31 tetor, por ligjvënësit po bëjnë përpjekje për të shmaguar një "Brexit" pa marrëveshje.

Johnson-i u shpreh i sigurt se procesi i miratimit të legjislacionit për "Brexit"-in në parlament do të përfundojë para 31 tetorit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)