Britani: Punonjësit e sektorit publik në grevë
Londër, 30 nëntor - Punonjësit e sektorit publik në Britani po bëjnë një grevë masive sot për të protestuar ndaj planeve të qeverisë për të reformuar sistemin e pensioneve në vend.
Sindikatat pretendojnë që më shumë se dy milionë punonjës nga agjencia kufitare, mësuesit, mbledhësit e plehrave, zjarrfikësit dhe punëtorët e tjerë të sektorit publik do të marrin pjesë në aksionin e planifikuar 24 orësh, duke shënuar grevën më të madhe brtianike në 30 vite.
Greva pritet të mbyllë shkollat dhe të ndërprejë operacionet në aeroporte, në mesin e vendeve të tjera.
Punonjësit po protestojnë ndaj reformave që sipas sindikatave do të detyrojë ata të paguajnë më shumë për pensionet e tyre dhe të punojnë më gjatë para se të dalin në pension.
Qeveria thotë se reformat janë të nevojshme për shkak se njerëzit po jetojnë më gjatë, dhe buxheti i qeverisë nuk mund të përballojë pensionet aktuale të shërbimit publik.
Kryeministri britanik, Dejvid Kameron ka dënuar grevën si \"të papërgjegjshme\" duke u bërë thirrje sindikatave për të vazhduar negociatat.