Britani, 200 milionë paund siguracione pas kaosit

Londër, 14 gusht - Sipas statistikave të fundit të Shoqatës angleze të Sigurimeve, kompanitë e sigurimeve do të paguajnë afro 200 milionë paund pas trazirave që ndodhën ditët e fundit në disa qytete britanike.
Sipas të dhënave përkatëse, sigurimet përfshijnë kryesisht banesat, bizneset dhe automjetet.
Kjo shoqatë bëri të ditur se kompanitë e sigurimeve do të kompensojnë personat të cilët janë siguruar më parë. Ndërsa ata që nuk janë të siguruar mund të kërkojnë kompensim nga shteti.
Sipas kësaj shoqate, sektorët e siguracioneve në Britani kanë aftësi të plotë në përballimin e kompensimeve dhe restaurimeve pas kaosit.