Brigada e Martirëve Kinez- ne kemi zhdukur aeroplanin
Pekin, 11 mars - Të vetëquajtur si Brigada e Martirëve Kinez, kanë thënë se qëndrojnë prapa zhdukjës së aeroplanit të Malajzisë. Në një e-mail dërguar gazetarëve të ndryshëm në Kinë, është shkruar një kërcënim në të cilin flitet në lidhje me këtë rast.
Nëse ju vrisni dikë nga klani jonë, atëherë do ta paguani me 100 nga ju, shkruhet në letër, por nuk sqarohet se çka ka ndodhur me aeroplanin.
Ministri i Transportit në Malajzi, Datuk Seri Hishammuddin Hussein, ka thënë ndërkaq se nuk ka ndonjë fakt deri tani që vërteton pohimet e grupit kinez.
Raportohet se emaili ka mundur të përhapet për të rritur tensionet etnike ndërmjet Ujgurëve dhe Hanëve kinezë, pas rastin që ka ndodhur ku u sulmuan më thika në Kumming, ku 29 persona vdiqën dhe 100 të tjerë u plagosën.
Aeroplani Boing 777″ i Malajzia Airlines është zhdukur të shtunën derisa po fluturonte nga Kuala Lampur për në Pekin. Aeroplani kishte 227 udhëtarë dhe 12 anëtarë ekuipazhi..