30 Dhjetor 2024

Brazili i gatshëm ta ndihmojë Evropën përmes FMN-së

Rio de Zhenerio, 29, tetor - Brazili është i gatshëm të japë një ndihmë financiare për Evropën përballë krizës së borxhit në zonën euro nëpërmjet FMN-së, njoftoi një funksionar i lartë i qeverisë.

Megjithatë, ai nuk përjashton dhënien e një ndihme financiare nëpërmjet mekanizmave të rinj të njoftuar nga Fondi evropian i stabilitetit financiar, FESF, shtoi ky zyrtar gjatë një takimi në Brazil me një grup gazetarësh.

Gjatë samitit të G2O-s që do të mblidhet javën e ardhshme në Kanë ekonomitë më të mëdha të planetit, ato të industrializuara dhe ato në zhillim, vendet do të analizojnë marrëveshjen e arritur dje në Bruksel nga vendet e zonës euro.

“Nëse vlerësimi është pozitiv do të shohim nëse është e nevojshme të japim një ndihmë shtesë nga G20″, deklaroi zyrtari i lartë.

“Nëse ka një konsensus lidhur me çështjen se masat evropiane janë të duhurat, do të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë nëpërmjet FMN-së”, shtoi zyrtari.

Ndihma e Brazilit do të bëhet me dërgimin e rezervave të valutave siç është bërë në 2009 kur ai vuri një linjë kredie prej 10 miliardë dollarësh në dispozicion të FMN-së.

Qeveria braziliane do të kërkojë në këmbim të kësaj ndihme zgjerimin e kuotave të saj në organizmin ndërkombëtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)