Brazili goditet nga tërmeti 6.5 ballë
Rio De Zaneriua, 8 qershor - Një tërmet me fuqi prej 6.5 ballë sipas Rihterit goditi pjesën perëndimore të Brazilit mbrëmjen e së martës, njoftoi Shërbimi gjeologjik i SHBA-së (USGS).
Mësohet se tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 616 kilometrash.
Epiqendra ishte 108 kilometra në jugperëndim të Tarauaca-s, pranë kufirit me Perunë.
Autoritetet braziliane ende nuk kanë njoftuar për dëme të mundshme materiale apo viktima në njerëz.