Bramerc: Serbia të arrestoi Mladiç
New York, 7 dhjetor - Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës, Sergj Bramerc, para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se Serbia mban çelësin e arrestimit të Ratko Mladiçit dhe Goran Haxhiqit.
Duke paraqitur raportin e rregull, Bramerc si shkak për shqetësim ka theksuar lëshimin e Serbisë për të arrestuar Mlladiçin dhe Haxhiçin dhe ka shtuar se Beogradi duhet të tejkaloi hendekun ndërmjet gatishmërisë së shprehur për arrestim dhe punës operative në teren.