Bramerc: Serbia dëshmoi angazhim serioz
Hagë, 20 korrik - Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës, Serzh Bramerc, tha se Serbia, me kapjen e Goran Haxhiqit dhe Ratko Mlladiqit, ka dëshmuar \"angazhim serioz\" në bashkëpunim me Tribunalin e Hagës.
Këto komente ia ka dhene gazetarëve, përfaqësuesi i tij, Frederik Svinen. Ky i fundit është paraqitur në konferencën për shtyp, duke treguar fletën e zbrazët të urdhër-arresteve për të akuzuarit për krime lufte.
Haxhiq ka qenë i akuzuari i fundit që deri më sot ndodhej në arrati.