Bota përballet me krizën më të vështirë që prej Luftës II Botërore
New York, 1 prill - Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se për shkak të koronavirusit bota përballet me krizën më të vështirë që prej Luftës II Botërore.
Ai publikoi një raport për ndikimet socio-ekonomike të epidemisë së tipit të ri të koronavirusit (COVID-19).
Guterres bëri të ditur se epidemia kërcënon tërë botën dhe do të bëhet shkak për një krizë ekonomike që nuk ka të ngjarë më parë.
“Kjo është kriza më e vështirë me të cilën përballemi që prej Luftës II Botërore”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
Ai tërhoqi vëmendjen se kjo krizë mund të tejkalohet vetëm me solidaritetet duke lënë mënjanë “lojërat politike”.
“Kombet e Bashkuara janë duke krijuar një fond të ri me shumë partnerë për të ndihmuar vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta për luftën kundër epidemisë dhe tronditjeve socio-ekonomike të shkaktuara nga kjo epidemi”, u shpreh Guterres.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bëri të ditur se në lidhje me epideminë është i shqetësuar veçanërisht për kontinentin e Afrikës dhe u bëri thirrje vendeve të G20 që të ndërmarrin një nismë për këtë kontinent.
Sipas raportit të publikuar nga Guterres, Organizata Ndërkombëtare e Punës vlerëson se rreth 5-25 milionë njerëz do të humbasin vendet e punës dhe mund të shënohet një humbje të ardhurash ndër 860 milionë deri në 3.4 miliardë dollarë.
Gjithashtu në raport bëhet e ditur se 50% e popullit që jeton në zonat rurale dhe 20% e popullit që banon në qytet nuk ka siguracione shëndetësore, në vendet në zhvillim 2% e prodhimit të brendshëm bruto është veçuar për sëndetësinë kurse në rang global kjo është 4,7%.
Kurse për gjendjen arsimore theksohet se për shkak të epidemisë në 166 vende janë mbyllur shkollat dhe 1,52 milirdë nxënës dhe 60,2 milionë mësimdhënës janë detyruar të pezullojnë mësimin.