Bota në buzë të humnerës nga ndryshimet klimatike
Paris, 1 tetor - Ministri francez i Punëve të Jashtme, Laurent Fabius i krahasoi sot çrregullimet e mëdha klimatike me një humnerë dhe paralajmëroi se nëse komuniteti ndërkombëtar nuk mobilizohej për arritjen e një marrëveshjeje në Paris në vitin 2015, ajo do të hapej para këmbëve tona.
\"Jemi përballë një humnere, përballë çrregullimeve të mëdha klimatike\", deklaroi Fabius në Paris gjatë një fjalimi mbi raportin e gjendjes aktuale të shkaktuar nga ndryshimet klimatike, të publikuar fundjavën e shkuar në Stokolm nga Grupi Ndërqeveritar i Ekspertëve mbi Ndryshimin e Klimës.
\"Ne jemi në kohë për të parandaluar çdo pasojë, por nëse nuk reagojmë apo nuk aktivizohemi aq sa duhet, humnera do të hapet para këmbëve tona\", shtoi ai.