13 Janar 2025

Bota nderon sot Mandelën

Johanesburg, 6 dhjetor - Liderë politikë, njerëz të famshëm e të zakonshëm në mbarë globin, nderojnë sot kujtimin e Nelson Mandelës, luftëtari antiaparteid dhe ikonën prodemokratike, i cili vdiq në moshën 95 vjeçare.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma ishte i pari, i cili dha lajmin për vdekjen e Mandelës. “Mandela shkoi dhe prehet në paqe”, tha ai. “Vendi ynë humbi djalin më të mirë të tij”, shtoi Zuma. Mandela vdiq të enjten në darkë, në shtëpinë e tij, në Johannesburg.

Menjëherë pas vdekjes së Mandelës reagoi edhe kryeministri britanik, David Cameron, i cili tha “Miq afrikano-jugorë, Nelson Mandela ishte ai që na bashkoi dhe ne së bashku do t’ia japim lamtumirën e denjë. Një pishtar i madh u shua sot”.

Liderë evropianë, presidenti kinez, Xi Jinping, Dalai Lama, Rusia, dhe një sërë figurash të tjera botërore, kanë dërguar telegrame ngushëllimi, duke e cilësuar Mandelën si një prej figurave më monumentale të shekullit XX.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka urdhëruar që flamujt amerikanë të ulen në gjysmështizë në Shtëpinë e Bardhë, si shenjë nderimi për Mandelën.

Ngushëllime nga mbarë bota u janë dërguar jugo-afrikanëve, duke vlerësuar Mandelën si një shembull inspirimi për të gjithë.

Mbrëmë shumë njerëz u grumbulluan afër shtëpisë së Mandelës, menjëherë pasi mësuan lajmin e vdekjes së tij. Ata ndezën qirinj dhe u lutën për njeriun e madh, i cili do t’i mungojë gjithnjë njerëzimit.

Jeta e Mandelës

Laureati i çmimit Nobel për paqe është bërë presidenti i parë i zi i Afrikës së Jugut në vitin 1994, pas zgjedhjeve të para multietnike në këtë vend.

Ai kishte meritat më të mëdha në parandalimin e futjes në luftë të vendit, pas rrëzimit të regjimit të aparteidit. Mandela udhëhoqi tranzicionin e vështirë i cili përmbysi dominimin e të bardhëve, që sundonin Afrikën e Jugut edhe pse ishin në minorancë. Udhëheqësi paqësor i Afrikës së Jugut kaloi 27 vjet të jetës së tij në burg, por i fali persekutorët e tij pas lirimit.

Kohët e fundit, Mandela kurohej në shtëpi, për një infeksion të rëndë në mushkëri. Ai kaloi tre muaj në spital dhe në shtator të këtij viti ai u vendos përfundimisht në shtëpinë e tij, në Johannesburg.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)