Bota më paqësore në vitin 2012
New York, 12 qershor - Bota ka qenë një vend më paqësor në vitin 2011 me gjithë rritjen e dhunës në Siri dhe zierjen e trazirave civile në Evropë.
Këtë përfundim e sjell një studim i ri i Global Peace Index, i kryer nga Instituti për Ekonomitë dhe Paqen me seli në SHBA dhe Australi.
Në studim theksohet se Afrika sub-Sahariane për herë të parë nuk është më rajoni më jo paqësor.
Ky epitet i ka shkuar Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, si rezultat i Pranverës Arabe.
Sondazhi ka studiuar 23 indikatorë në 158 shtete duke përfshirë matjet mbi trazirat civile, krimet dhe shpenzimet ushtarake.