11 Janar 2025

Bota festoi Vitin e Ri 2013

Prishtinë, 1 janar - Qindra milionë njerëz në botë kanë pritur mbrëmë 2013-n në sheshet e qyteteve të tyre, në qendrat turistike, në kafene, restorante, klube nate.

Në natën e ndërrimit të moteve edhe në Kosovë fishekzjarre të shumta janë hedhur mbi qiellin e kryeqytetit dhe qendra te tjera te vendit me rastin e ndërrimit të motmoteve.

Derisa, shumica e qytetarëve kanë zgjedhur ambientet familjare, apo edhe restorante të ndryshme, disa kishin zgjedhur që të festojnë në atmosferë të hapur.

Dhjetëra qytetarë kishin zgjedhur sheshin “Nënë Tereza” për të pritur ndërrimin e motmoteve, edhe pse nuk kishte një organizim zyrtar për këtë rast. Disa prej tyre janë të kënaqur me mënyrën si është festuar kjo festë, derisa të tjerët janë skeptik dhe shprehen se ka munguar një organizim i mirëfilltë.

Ne vitin 2012 shqiptaret shprehen edhe me fort krenarine e tyre kombetare, si nje nga popujt me te vjeter ne Ballkan dhe Europe.

Viti 2012 shënoi per shqiptarët e Kosovës një tjetër vit në paqe dhe pavaresi, shënoi ngjarje të rëndesishme ne rrugen e njohjeve dhe konsolidimit te shtetit te ri.

Urojme që 2013 te jetë viti i pranimit të Kosovës si shtet në të gjitha strukturat e rëndesishme dhe thellimit të procesit të integrimit edhe të saj në Europë.

Viti 2012 shënoi edhe zgjedhjen e Presidentit te ri te Republikes se Shqipërisë. Ndersa viti qe hyjme ne keto momente do te jete ai i nje parlamenti te ri, me zgjedhjet parlamentare te qershorit te ardhshem.

Viti 2012 ka qënë një vit i veshtirë edhe për shqiptarët e Maqedonisë, por le ta mbyllim vitin që shkoi me urimin qe 2013 te sjellë me shumë të mira dhe emancipim edhe atje.

2013 të jete një vit i mbarë për shqiptaret në Mal te Zi, Preshevë dhe kudo ku ata jetojne ne trojet etnike shqiptare.

Viti 2012 ka qenë një vit i veshtirë për shqiptarët që jetojnë kudo në Europë dhe me gjërë, një vit në shenjen e krizes në vendet fqinje ku ata jetojnë.

Në New York, turistët dhe lokalët janë tubuar në sheshin e famshëm, Time Square.

Në Londër, fishekzjarrët kanë ndriçuar qiellin, ndërsa ora e Big Benit ka treguar ardhjen e Vitit të Ri.

Për fat të keq, jo të gjitha festimet në botë kanë përfunduar me gëzim.

Të shtënat festive kanë vrarë një djalë katër vjeç në Filipine.

Tani, ekipet e pastrimit i janë përveshur punës për të kthyer rrugët e qyteteve në jetë normale.

2013 vjen me urimin qe viti i ri te sjelle me shumëe gezim, lumturi dhe begati në familjet e çdo shqiptari që jeton larg atdheut dhe shtëpisë se tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)