Bosnje, skelete në Liqenin Peruçaç, edhe shqiptarë të Kosovës
Sarajevë, 10 gusht - Gjatë kërkimeve në liqenin Peruçaç, në Bosnjë, i cili u zbraz nga uji për të bërë riparimin e digës zbulohen eshtra myslimanësh të Bosnjes, shqiptarësh të Kosovës dhe madje edhe nazistësh gjermanë që mbajnë medaljen e kryqit të hekurt.
Brenda dy javësh, ekspertët kanë gjetur rreth 50 trupa në një zonë që shtrihet deri në 120 kilometra. Rënia e nivelit të ujit me 18 metra në Liqenin e Peruçacit ka krijuar mundësinë për fillimin e kërkimeve për viktimat e luftërave në Bosnjë dhe Kosovë.
Velko Odalloviç, drejtues i Grupit Punues të Serbisë për Personat e zhdukur, tha se hulumtimet kanë filluar me kërkesën e delegacionit të Prishtinës dhe atij të Bosnjë e Hercegovinës.
Ai tha se gjatë kërkimeve janë gjetur edhe disa pjesë të kamionit frigorifer, në të cilin, vite më parë, janë gjendur kufoma të shqiptarëve të Kosovës.
Në vendin ku po bëhen kërkimet, të pranishme janë edhe delegacionet e nga Kosova, Bosnjë e Hercegovina, si dhe Komisioni Ndërkombëtar për Personat e zhdukur..