09 Janar 2025

Bosnja nuk i premton mbështetje Jeremiçit

Sarajevë, 26 mars - Shefi i diplomacisë së Bosnjë e Hercegovinës, Zllatko Llagumxhija, nuk ka premtuar mbështetjen e Sarajevës për kandidaturën e Serbisë për presidencën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga vetë ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, njëherësh edhe kandidat për kreun e kësaj strukture.

“Gjatë vizitës së tij në Beograd, i kemi kërkuar zyrtarisht mbështetjen, por ai ka thënë se kërkesa e tillë do të shqyrtohet në kuadër të institucioneve përkatëse të Bosnjës”, ka thënë Jeremiç për mediat serbe.

I pyetur se cilat janë shanset që të zgjidhet president i Asamblesë Gjenerale, Jeremiç ka shfaqur besimin se kandidatura e Serbisë do të jetë e suksesshme, por, megjithatë, ka thënë se duhet pritur vendimin.

Kundërkandidat i Jeremiçit është ambasadori i Lituanisë në OKB.

Funksionin e presidentit aktual të Asamblesë së Përgjithshme e mban përfaqësuesi i Katarit, Nasir Abdulaziz al Nase.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)