09 Janar 2025

Bosnja lëshon viza për personat me dokumente të Kosovës

Sarajevë, 8 mars - Këshilli i Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës e ka autorizuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të këtij shteti që personave me dokumente të udhëtimit të Kosovës t’u lëshojë viza në një dokument të veçantë vetëm në raste të jashtëzakonshme.

Në Këshillin e Ministrave të BeH e kanë arsyetuar këtë vendim duke thënë se në këtë mënyrë do të lehtësohej çështja e lirisë së lëvizjes së njerëzve, dhe harmonizimin e praktikës së përpunimit të aplikimeve për viza me vendet e tjera të BE-së të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, shkruan “Dnevni avaz”.

Sipas kësaj gazete, Këshilli i ministrave, duke u thirrur në konkluzionin nga mbledhja e 7 majit të vitit 2009, ka autorizuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të BeH, që të pranojë kërkesa për lëshuarjen e vizave, të vlerësojë arsyeshmërinë e tyre dhe, në rastet e jashtëzakonshme, kur këtë ta vlerësojnë të arsyeshme, të lëshojnë viza në një letër të veçantë për personat që kanë bërë kërkesë dhe për periudhën për të cilën është potencuar në deklaratën e bërë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)