Boshnjakët do heqin prapa shtesat "vić" i "ić" nga mbiemrat e tyre
Sarajevë, 14 maj - Presidenti i Këshillit Kombëtar Boshnjak , Esad Xhuxheviq tha se mbiemrave të boshnjakëve me dhunë iu është shtuar prapa shtesat "vić" i "ić" në njëqind vitet e fundit.
Presidenti i Këshillit Kombëtar Boshnjak ( KKB ) në mandatin teknik Esad Xhuxheviq njoftoi se boshnjakët nga mbiemrat e tyre do ti largojnë prapa shtesat "vić" i "ić" të tw cilat iu kanë imponuar.
Xhuxheviq për revistën Revija Sandzak tha mbiemrave boshnjak me dhunë iu janë shtuar shtesat gjatë njëqind viteve të fundit, nga viti 1912 , gjegjësisht nga koha kur Sanxhaku është okupuar nga Serbia.
Ai vuri në dukje se ky është një projekt afatgjatë nacional me rëndësi të madhe për Sanxhakun.
Xhuxheviq deklaroi me rastin e kremtimit të 11 majit, në Ditën e flamurit kombëtarë boshnjak, në Tribunën e mbajtur me titullin Sistemi i vlerave tek Boshnjakët përvojat e mëparshme në arsimin në gjuhën boshnjake në Sanxhak.
Me këtë rast , siç është thënë , duke përmbledhur të gjitha ngjarjet të cilat kanë shënuar këtë festë dhe se është në fazën e fundit përpilimi i programi të plotë të Këshillit Kombëtar Boshnjak për periudhën 2014-2020.
Esad Xhuxheviq theksoi se viti 2014 është vit zgjedhor në të cilin do të mbahen zgjedhjet për përbërjen e katërt të Këshillit Kombëtar Boshnjak , dhe se pavarësisht se kush do të udhëheqë të ardhmen këtë Këshill, do ta kenë një program të plotë të përgatitur, i cili do të lehtësojë zbatimin e qëllimit themelor fisnik të boshnjakëve në vitin 2018 në mënyrë të barabartë dhe së bashku me të tjerët në këtë shtet të bëhen anëtar të Bashkimit Evropian , si një populli i lashtë evropian.
Përndryshe , boshnjakët në Serbi kanë dy Këshilla Kombëtar - një të kryesuar nga Xhuxheviq, i cili është një partiak , dhe i cili ekziston dy dekada dhe tjetri të cilin e udhëheqë Samir Tandir , që është nën ndikimin e Myftiut të Sanxhakut Muamer Zukorliç.
Përgatiti Ismet Azizi