Borut Pahor zgjidhet president i Sllovenisë
Lubljanë, 3 dhjetor - Borut Pahor është zgjedhur në postin kryesisht ceremonial të presidentit të Sllovenisë.
Ish kryeministri i qendrës së majtë fitoi në raudnin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që u mbajtën të dielën.
Sipas rezultateve paraprake ai mori 67.4 për qind të votave, ndersa Presidenti në detyrë, Danilo Turk mori më shumë se 32 për qind.
Balotazh pasoi përleshjet e së premtes mes protestuesve kundër masave shtrënguese dhe policisë, nga të cilat 15 persona u plagosën dhe rreth 30 u arrestuan.
Ish republika jugosllave dhe tash anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian po përballet me një nga recesionet më të rënda në eurozonë.