17 Maj 2024

Borneman: Misioni i KFOR-it duhet të vazhdoj

Bruksel, 10 nëntor - Drejtori i përgjithshëm i Shtabit ushtarak ndërkombëtar të NATO-s në Bruksel, gjeneralkoloneli Jurgen Borneman tha se “shpreson që trazirat të cilat edhe më herët kanë qenë të pranishme në Kosovë, nuk do të reflektohen ndaj stabilitetit të Maqedonisë”.

“Kjo sigurisht do të ishte një zhvillim i padëshiruar”, theksoi Borneman në një intervistë për “Deutsche Wellen”, i pyetur nëse ekziston rreziku që një pjesë e tensioneve të Kosovës të reflektohen ndaj stabilitetit të Maqedonisë.

Borneman shtoi se javët e fundit treguan se Kosova, si dhe më herët, ka nevojë për mbështetje ndërkombëtare që të stabilizohet. Ai theksoi se planet për tërheqjen e forcave të NATO-s nga Kosova duhet të shtyhen.

“Situata në Kosovë, veçanërisht në veri është treguar e paqëndrueshme. Është konfirmuar se për stabilizimin e vendit nevojitet edhe më tutje prezenca ndërkombëtare dhe kjo ka të bëjë me misionin e BE-së dhe të NATO-s”.

Sipas këtij gjenerali të NATO-s, KFOR-i nuk mund të përdorë mjete ushtarake për të siguruar paqe në veri, por duhet të ketë zgjidhje politike e cila do të sigurohej përmes prezencës ushtarake të KFOR-it.

Bornemen konsideron se politikanët duhet të sigurojnë zgjidhje e cila do të lejonte reduktimin e prezencës ushtarake.

Në lidhje me mundësinë e ripërcaktimit të kufijve të Ballkanit, Borneman tha se një zgjidhje e tillë ushtarake është e paimagjinueshme.

“Është e ditur se kufijtë midis Kosovës dhe Serbisë janë kontestues dhe për to mund të ketë vetëm zgjidhje politike, e cila do të finalizohej me integrimin e gjithë Ballkanit, duke përfshirë Kosovën dhe Serbinë në strukturat euroatlantike”, vlerëson ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)