Bora dëmton rëndë Slloveninë
Lubljanë, 4 shkurt - Qeveria e Sllovenisë thotë se bora, të ftohtit dhe erërat e forta, kanë lënë një të katërten e të gjitha amvisërive në shtet pa energji elektrike, ndërsa është dëmtuar mbi 40% e maleve alpine në nivel vendi.
Lubjana zyrtare thotë se bora që ka rënë në 24 orët e fundit ka lënë në terr 120,000 amvisëri, në shtetin që ka 2 milion banorë.
Reshjet e dendura të borës dhe akulli, kanë shkaktuar kolaps në rrjetin e shpërndarjes elektrike, ndërsa ka bllokuar edhe trafikin rrugor dhe atë ajror.
Ministri i mbrojtjes Roman Jakis ka thënë gjatë një mbledhje emergjente të qeverisë, se Sllovenia është goditur nga një katastrofë natyrore, të shkallës së lartë.
Sipas tij, riparimi i dëmit mund të zgjat me muaj të tërë.
Bashkimi Evropian i ka dërguar ndihma emergjente Sllovenisë për tu përballur me këtë krizë natyrore.