Bonino: Nga Serbia nuk po kërkohet njohja e Kosovës
Romë, 18 qershor - Shefja e diplomacisë italiane, Emma Bonino, në prag të vizitës në Serbi dhe në Kosovë, ka thënë se po të ishte në dorën e Romës, Serbia më 28 qershor do ta merrte datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
Në një intervistë për Veçernje Novosti, ajo ka thënë se Italia e cila ka besuar më shumë se të tjerat në rikthimin e Serbisë në Evropë, maksimalisht do të angazhohet që ky rezultat të arrihet.
Bonino ka theksuar se Beogradi ka rol strategjik në kuadër të rajonit dhe se Italia mendon se Qeveria serbe është angazhuar konstant në forma. Përparimi që është arritur muajt e fundit, veçanërisht rezultatet në dialogun me Prishtinën i ka ndihmuar edhe BE-së e cila ka qenë në dyshime vetëm një vit më herët, ka deklaruar ajo, shkruan Veçernje Novosti.
Duke komentuar kushtin aq shumë të përfolur se njohja e Kosovës është pika kryesore e Serbisë drejt anëtarësimit në BE, Bonino ka thënë se nga Beogradi askush nuk po kërkon ta njoh Kosovën. Diplomatja Emma Bonino të mërkurën do të qëndroj në Kosovë.