Bombardimi i ambasadës kineze në Beograd, urdhër i Klinton-it
Washington, 29 prill - Ish-presidenti amerikan Bill Klinton kishte urdhëruar bombardimin e ambasadës kineze në Beograd gjatë bombardimeve të NATO-s në Serbi në vitin 1999.
Sid Franes, ish-shefi i Intelegjencës së Marinës Amerikane ka thënë për agjencinë The Land of Free, se Klinton kishte urdhëruar bombardimin e ambasadës.
Ai tha se kishte marrë urdhërin, pasi që nga njësitet e intelegjencës tokësore ishin njoftuar se në ambasadën kineze ishte instaluar aparatura që përgjonte fluturimet mbi Beograd.
Ish-shefi i lartë i intelegjencës amerikane është larguar nga detyra e tij dhe tani punon si një detektiv policie. Ai gjithashtu ka thënë se kishte marrë urdhëra gjatë bombardimeve në luftën e Kosovës që të mos kursej asgjë për municionet dhe armatimin.