Boko Haram sulmon një kishë në Nigeri
Abuja, 30 qershor - Persona të armatosur kanë sulmuar disa fshatra dhe kisha në verilindje të Nigerisë.
Sipas një njoftimi të agjencisë franceze të lajmeve, persona të armatosur pjesëtarë të grupit Boko Haram, kanë sulmuar qytetin Shibuk në verilindje të Nigerisë dhe një kishë që ndodhej në këtë qyteti.
Dëshmitarët okularë flasin për vrasjen të paktën 10 personave nga ky sulm.
Një prej banorëve të qytetit në fjalë ka thënë se në mesin e të vrarëve gjenden shumë gra dhe fëmijë, ndërkohë që personat e armatosur i kanë vënë zjarrin 3 kishave.
Pikërisht në këtë rajon grupi Boko Haram ka rrëmbyer 200 nxënëse.