Boko Haram, shkaktar i krizës humanitare në Afrikën Perëndimore
Abuja, 3 tetor - Koordinatori për ndihmat humanitare të OKB-së në rajonin e Afrikës Perëndimore, Toby Lanzer shprehu shqetësimin se dhjetëra mijëra vetë po vdesin nga uria në zonat, ku militantët e organizatës terroriste Boko Haram janë aktivë.
Sipas tij, rreth gjysmë milion fëmijë në zonën pranë Liqenit të Çadit vuajnë \"nga kequshqyerja akute\", për shkak të thatësirës dhe rebelimit.
\"568 mijë fëmijë rreth pellgut të Liqenit të Çadit, janë të kequshqyer, ndërsa 400 mijë prej tyre ndodhen në verilindje të Nigerisë.\"
\"Sipas të dhënave tona në 12 muajt e ardhshëm rreth 80 mijë fëmijë do të vdesin në verilindje të Nigerisë, ndaj duhet t\'u ofrojmë atyre ushqime të specializuara terapeutike.\" shprehet koordinatori i OKB-së.
Prej më shumë se 7 vjetësh rebelimi, Boko Haram ka vrarë 15 mijë vetë, 2 milion të tjerë janë zhvendosur nga banesat e tyre dhe në mënyrë të tërthortë është shkaktuar vdekja e dhjetra mijëra banorëve nga uria dhe shkaqe të tjera.