Boko Haram liron 241 femra dhe fëmijë
Abuja, 24 shtator - Ushtria e Nigerisë pas një operacioni të gjerë ka arritur të shpëtojë dhe çlirojë 241 fëmijë dhe femra të cilët mbaheshin peng nga grupi Boko Haram.
Në deklaratën e lëshuar prej ushtrisë së Nigerisë thuhet se operacioni është mbajtur në rajonin Banki të provincës Burno në afërsi të kufirit me Kamerunin.
Sipas një njoftimi të organizatës AI, vetëm gjatë këtij viti grupi paramilitar Boko Haram ka marrë peng 2 mijë femra dhe vajza.