15 Janar 2025

Boko Haram ka vrarë 176 mësues

Abuja, 18 korrik - Boko Haram ka vrarë 176 mësues Zyrtarët nigerianë publikuan disa statistika gjatë ditës së enjte, ku bëhej e ditur se 176 mësues janë vrarë dhe 900 shkolla janë shkatërruar në Nigeri nga militantët e Boko Haram që nga viti 2011, pas intensifikimit të sulmeve.

Statistikat tmerruese u bënë të ditura nga zyrtarët në një deklaratë ku vihej theksi në rritjen e sigurisë në shkollat në veri të vendit.

Gjatë Forumit Botëror Ekonomik Gordon Brown, përfaqësues i i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, premtoi 10 milion dollarë për të rritur sigurinë në shkollat nigeriane, ndërsa 10 milionë të tjera do të jepen nga sektori privat në Nigeri.

Militantët e Boko Haram rrëmbyen 276 vajza nga shkolla e tyre në Chibok në Borno më 14 prill. Deri tani 57 prej vajzave kanë arritur të arratisen, ndërsa 219 mendohet të mbahen ende peng.

Terroristët kanë sulmuar shumë shkolla dhe kanë vrarë me qindra studentë në verilindje të shtetit afrikan. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)