29 Prill 2025

Boko Haram i bashkohet grupit terrorist ISIS

Bagdad, 8 mars - Kreu i grupit Boko Haram në Nigeri shpalli unifikimin e këtij grupi me grupin terrorist ISIS.

Sipas një njoftimi të agjencisë franceze të lajmeve, dje kreu i grupit Boko Haram me anë të një mesazhi të lëshuar në Twitter deklaroi unifikimin e tij me Abu Bekr Bagdadin, kreun e grupit terrorist ISIS.

Muajt e kaluar gjithashtu është vënë re lidhje mes grupit Boko Haram dhe ISIS. Grupi Boko Haram kontrollon një pjesë të mirë të provincës Burno në verilindje të Nigerisë të cilën në muajin gusht e ka shpallur kalifat të tij.

Në shkurt të këtij viti Gudalak Chonatan president i Nigerisë deklaroi se qeveria e tij posedon fakte për lidhjen e grupit Boko Haram me grupin ISIS.

Ndërkohë grupi Boko Haram ka kërcënuar se do të prishë procesin e zgjedhjeve presidenciale në Nigeri ndërsa mbështetësit e ushtrisë nigeriane si Çadi dhe Nigeri do të përballen me probleme të shumta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)