Bogdanoviq: Serbia nuk heq dorë nga mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë
Beograd, 27 mars -I ashtuquajturi ministër i Serbisë për Kosovën, Goran Bogdanoviq, ka deklaruar se Beogradi nuk ka heqë dorë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale dhe të përgjithshme në Kosovë, pas përgjigjes negative nga UNMIK-u.
Bogdanoviq i tha të përditshmes \'\'Danas\'\' se mos mbajtja eventuale e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë, nuk nënkupton shuarjen e institucioneve serbe.