Bogdanoviq: Prishtina ka thelluar mosbesimin
Beograd, 21 korrik - Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka akuzuar autoritetet në Prishtinë, të cilat kanë marrë vendim për tiu vënë embargo produkteve serbe.
Me këtë lëvizje iracionale, Qeveria e Kosovës i humb kuptimin dialogut dhe kontribuon në një mosbesim më të madh ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, ka thënë Bogdanoviq, duke paralajmëruar se pasojat e këtij vendimi do ti ndjejnë të gjithë qytetarët e Kosovës edhe shqiptarët, edhe serbët.
Në të njëjtën kohë, ky vendim do të përkeqësojë edhe më shumë situatën katastrofale të ekonomisë në Kosovë, ka thënë Bogdanoviq.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për masa reciprociteti të plotë për produktet e Serbisë, ndërsa për Bosnjë e Hercegovinën taksë doganore prej 10 për qind. Dy shtetet kanë bllokuar produktet kosovare që nga viti 2008.