23 Dhjetor 2024

Bogdanoviq: Mbështesim serbët në institucionet kosovare

Beograd, 25 nëntor - Qeveria e Serbisë do t'i respektojë serbët që do të përfshihen në institucionet e Kosovës, deklaroi Goran Bogdanoviq, ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Qeveria serbe më herët kishte deklaruar se nuk janë përmbushur kushtet që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit. Tetë lista e parti politike janë regjistruar për të marrë pjesë në votimet për legjislativin kosovar.

Bogdanoviq ka bërë thirrje që të kuptohet situata e serbëve që jetojnë në jug të lumit Ibër.

"Ne nuk dëshirojmë në asnjë mënyrë që të përçajmë serbët. Ata që punojnë në interes të komunitetit serb dhe gjithë qytetarëve të Kosovës do të kenë mbështetjen absolute të qeverisë", tha Bogdanoviq. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)