Bogdanoviq: Edhe një provokim i Prishtinës
Beograd, 12 mars - Pretendimet që serbët e Kosovës që nga 1 qershori duhet patjetër të përdorin targat RKS ose KS dhe dokumentet e Kosovës paraqet një provokim të Prishtinës, ka thënë ministri serb për Kosovën në qeverinë e Serbisë Goran Bogdanoviq, duke thënë se asgjë që ka të bëjë me këtë çështje ende nuk është precizuar.
Sipas Bogdanoviqit targat dhe dokumentet do të jenë temë e negociatave ndërmjet shefit të ekipit të Beogradit Borko Stefanoviq dhe ndëmjetësit evropian Robert Kuper gjatë javës tjetër.
Mirëpo një numër i konsiderueshëm i serbëve që jetojnë në jug të Ibrit i përdor targat e lartëpërmendura dhe dokumentet e Kosovës për shkak të sigurisë personale. Kjo nuk do të thotë se i njohin, por thjesht janë të detyruar për të mundur të lëvizin më lirisht. Të gjithëve u është e ditur sesa është më e vështirë situasta e sigurisë në këtë zonë sesa në veri, ka thënë Bogdanoviq për gazetën Veçernje novosti.
Bogdanoviq thekson se serbët e veriut të Kosovës ashkush nuk mund t\'i detyrojë të përdorin targat ose dokumentete e institucioneve të Kosovës, të cilat nuk ekzistojnë në këtë zonën e veriut.
Po ashtu Bogdanoviq ka kritikuar EULEX-in për shkak se në vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak ka shpërndarë afishe në të cilat shkruan se qytetarët e Kosovës nga 1 qershori patjetër duhet të kenë KS ose RKS, letërnjoftime kosovare, patentë shoferë dhe leje qarkullimi.