Bogdanoviç: Vetëvendosja ushtroi dhunë në Merdare
Beograd, 16 janar - Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka ushtruar dhunë në Merdare dhe sipas tij kjo dhunë mund të përsëritet në veri të Kosovës.
Bogdanoviç ka theksuar për mediat serbe, se nuk është e rastit që një gjë e tillë të ndodhë pikërisht tani, kur bisedimet në Bruksel kanë dhënë rezultate.
Tani, kur bisedimet kanë dhënë rezultate dhe kur marrëveshjet po zbatohen plotësisht, është e qartë se dikush ka nevojë për provokime dhe t`i kthejë gjërat prapa. Është e qartë se dikujt nuk i konvenon stabiliteti, është shprehur Bogdanoviç.
Ai ka thënë se nuk e kupton çfarë reciprociteti kërkon \"Vetëvendosje\" në eksport dhe import, kur Kosova nuk prodhon gati asgjë,
Lëvizja \"Vetëvendosje\" ka tentuar të shtunën të bllokojë hyrjen e mallrave serbe në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, por është penguar nga Policia e Kosovës.