25 Dhjetor 2024

Bogdanoviç thirrje serbëve të Kosovës ta bojkotojnë regjistrimin

Beograd, 19 mars - Ministri i ashtuquajtur për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanoviç, ka ftuar dje serbët e Kosovës që të bojkotojnë regjistrimin e popullsisë.

Sipas tij, është e papranueshme që regjistrimi i popullsisë në Kosovë të bëhet nga Enti i Statistikave të Kosovës, e jo nga ana e Kombeve të Bashkuara, siç është kërkuar më herët.

"Mos lejoni të bëhet si gjatë zgjedhjeve. Mund të regjistrohemi, por këtë punë duhet ta bëjë OKB-ja. Ne kemi një përvojë të hidhur, e dini edhe vet se këtu para disa muajve zgjedhjet janë vjedhur", ka thënë si.

Sipas tij, kjo vjedhje në zgjedhje është e keqja më e vogël sesa të bëhet regjistrimi.

"Mendoni mirë, sepse përvoja na mëson se nuk mund t`iu besojmë institucioneve të Kosovës rreth këtij regjistrimi", theksoi Bogdanoviç në Graçanicë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)