10 Janar 2025

Bogdanovic tërhiqet nga zgjedhjet në Kosovë

Beograd, 15 prill - I ashtuquajturi ministër për Kosovën, Goran Bogdanovic, ka thënë se nga UNMIK-u ka marrë përgjigje negative në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe në territorin e Kosovës.

“Nuk duam në asnjë mënyrë ta shkelim Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe t’i sjellim në rrezik serbët që jetojnë në jug të Ibrit”, ka thënë Bogdanovic për Tanjug.

“Mos mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë nuk do të thotë se shuhen institucionet serbe. Përkundrazi, zgjedhjet lokale nuk janë mbajtur prej 1999 deri 2008, ndërsa institucionet tona kanë mbijetuar e madje më mirë se ato që janë krijuar pas zgjedhjeve”, deklaron Bogdanovic.

Nëse serbët në veri vendosin t’i mbajnë vet zgjedhjet, Bogdanovic thotë se pranimi i tyre është në kompetencë të qeverisë së re të Serbisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)