23 Dhjetor 2024

Bogdanoviç: Serbët masivisht në zgjedhjet e 12 dhjetorit

Beograd, 5 dhjetor - Në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit në Kosovës do të marrin pjesë më shumë serbë se në zgjedhjet e shkuara.

Kështu ka deklaruar ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Gordan Bogdanoviç, i cili ka shtuar se kjo nuk është për politikën e ndjekur nga qeveria serbe.

“Këtë qasje të serbëve e kuptoj, por kjo nuk do të thotë që e përkrah. E kuptoj, sepse serbët në jug të Ibrit jetojnë në kushte shumë të vështira se serbët në Veri.

Nuk kanë liri të lëvizjes, jetojnë në rrethim, i cili nuk është miqësor. Ata kanë theksuar se nuk duan të kenë përfaqësues (në institucionet e Kosovës), të cilët nuk do të punojnë për interesa të bashkësisë serbe, por për veten”, ka thënë Bogdanoviç në një intervistë për agjencinë Beta.

Ai ka bërë apel serbëve të Kosovës që të mos bien pre e provokimeve në zgjedhjet, pasi sipas tij, “më e rëndësishmja është që atje të ekzistojë paqja, sepse të gjitha të tjerat do të ishin humbje në Kosovë”, ka thënë ai.

 Bogdanoviç shtoi se qëllimi dhe interesi i Beogradit është që zgjedhjet në Kosovë askush të mos i shfrytëzojë për ndryshimin e realitetit në terren, veçmas në Veri dhe të tentojë të krijojë tensione të reja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)