Bogdanoviç: Nuk i heqim institucionet nga veriu
Beograd, 4 nëntor - I ashtuquajturi ministër për Kosovën, Goran Bogdanoviç, ka thënë se \"me tërheqjen e institucioneve serbe nga veriu dhe nga pjesët tjera të Kosovës, do të ndodhë spastrimi etnik i popullit.
Aty ku ekzistojnë institucionet e shtetit serb, aty serbët kanë mbijetuar, ka shtuar ai.
Bogdanovic thotë se raporti i Qeverisë së Serbisë për Kosovën paraqet pasqyrë reale të ngjarjeve dhe të gjendjes në terren.
Ndërsa, i pyetur se disa parti politike serbe ankohen se pse në atë raport nuk janë përmendur planet dhe veprimet e ardhshme të Serbisë, Bogdanovië ka thënë se do të ishte joserioze dhe papërgjegjësi që publikisht ti shpalosim hapat dhe planet konkrete.
Kështu do ti japim përparësi palës tjetër, ka thënë ai për Vecernje Novosti, duke shtuar se pret që së shpejti të rivendoset dialogu me Prishtinën.
\"Me taktikat e vonesës dhe obstruksionet e Prishtinës kemi pasur përvojë, dhe unë besoj se qëllimi i tyre është që të na ngadalësojnë rrugën evropiane. Por, ata duhet të kuptojnë se në qoftë se Serbia nuk përparon, as ata nuk do ta kenë më mirë