07 Janar 2025

Bogdanoviç: Marrëveshja për lëvizjen e lirë po zbatohet plotësisht

Beograd, 10 janar - Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, ka kërkuar të zbatohet plotësisht marrëveshja për lëvizjen e lirë e arritur në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ai ka hedhur poshtë deklaratat e zyrtarëve kosovarë “se personat me dokumente të Kosovës nuk u është lejuar hyrja në Serbi përmes pikës së kufirit në Merdarë”.

“Procedura, për të cilën është arritur marrëveshja në Bruksel, vazhdon të zbatohet në të gjitha pikëkalimet. Ndoshta ajo po zgjat pak më shumë se duhet për shkak të festave."

"Por, Prishtina, edhe në këtë mënyrë, bën përpjekje ta ndikojë Brukselin për t`i bërë presion Serbisë. Kjo nuk është diçka e re. Ndodh me muaj që çështjet teknike të ngrihen në nivel politik”, ka thënë Bogdanoviç për mediat serbe.

Shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka kërkuar nga ndërmjetësi evropian në dialog, Robert Kuper, t`i bëjë presion Beogradit për zbatimin si duhet të marrëveshjes për lëvizjen e lirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)