Bogdanovic kundër zgjedhjeve në veri
Beograd, 22 prill - Ministri për Kosovën në Serbi Goran Bogdanovic ka kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Zveçan dhe Zubin Potok të cilat sipas tij mund të evitoheshin trazirat si ato marsit të vitit 2004.
Sipas Bogdanovic, Prishtina do të përpiqet të bëjë diçka të ngjashme ose të njëjtën si në 17 mars 2004.
Ne kemi informacione se në Prishtinë po bëhen përgatitje serioze dhe për këtë arsye është mirë që prezenca e forcave ndërkombëtare është rritur, tha Bogdanovic për Most TV.