Bogdanoviç jep udhëzime kundër Kosovës në veri
Beograd, 20 prill - Goran Bogdanoviç, i ashtuquajtur ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, po qëndron në Kosovë, përkatësisht në Zubin Potok, pa lejen e Qeverisë së Kosovës. Në këtë takim u takua me të ashtuquajturin kryetar të Komunave serbe të veriut të Kosovës, Mitrovicës, Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut.
Ai po është takuar edhe me të ashtuquajturin kryetar të Qarkut të Mitrovicës Radenko Nedelkoviç, me shefin e MUP-it, të Serbisë Gjorgje Dragoviqin si dhe me shefin e Mbrojtjes Civile.
I pari Serbisë për Kosovën nga këta liderë dhe nga strukturat e sigurisë së Serbisë në Kosove ka kërkuar që të shtojnë presionin ndaj institucioneve ndërkombëtare dhe vendore në mënyrë që atyre t`iu pamundësohet zhvillimi i aktiviteteve në veri, raportojnë mediat kosovare.
Bogdanoviç ka kërkuar nga këto institucione të Serbisë që në asnjë mënyrë të mos lejojnë ztabimin e ligjit nga ana e policisë së Kosovës në veri si dhe mos të lejojnë punën e USAID-it dhe EULEX-it.
Në veri Bogdanoviç iu ka thënë zyrtarëve të Serbisë në Kosovë se nëse lejohen patrullimet e përbashkëta të policisë së Kosovës, puna e USAID-it, etj... do të pranohej edhe shtrirja e ligjit të Kosovës në veri si dhe do të bëhej edhe integrimi i kësaj pjese në institucionet e Qeverisë së Kosovës.
Këtë vizitë Bogdanoviç në Kosovë është duke e realizuar pa pyetur dhe pa marrë kurrfarë leje nga institucionet përkatëse të qeverisë së Kosovës.