28 Prill 2024

Bogdanoviç: Jemi të gatshëm për bisedime me Kosovën

Beograd, 24 janar - Goran Bogdanoviç, ministër në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, ka thënë se ky vit do të jetë vendimtar për statusin e ardhshëm të serbëve dhe Kosovës.

Në një intervistë për gazetën Blic, Bogdanoviç ka thënë se është fakt se fillimi i dialogut midis Serbisë dhe Kosovës ndikon në formimin e qeverisë në Prishtinë.

“Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare janë duke e shtuar presionin të formohet qeveria në Prishtinë dhe të stabilizohet skena politike e shqiptarëve të Kosovës dhe të fillojë dialogu”, ka thënë ai.

Sipas Bogdanoviçit,  nuk është në dobi të Prishtinës që menjëherë pas raportit të Dick Martyt të ulet në negociata. “Beogradi është i gatshëm, ndërsa nga BE-ja thotë po ashtu se janë të gatshëm, domethënë është Prishtina ajo që nuk pranon të hyjë në procesin e dialogut”.

I pyetur se kush mund të drejtonte ekipin negociues të Prishtinës dhe nëse Beogradi është i gatshëm të ulet me një tavolinë me Hashim Thaçin, Bogdanoviç nuk është lëshuar në prognoza, duke thënë se e drejta më legjitime është që secili të zgjedh ato përfaqësues për të cilët vlerësohet se janë mënyra më e mirë e mundur për interesat e tyre.

“Serbia është e gatshme për dialog me të gjithë përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve të Kosovës, përpos nëse bëhet fjalë për kriminelë të dëshmuar”, ka thënë ministri serb.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)