24 Dhjetor 2024

Bogdanoviç: Investimet e Serbisë në Kosovë janë nën kontroll

Prishtinë, 14 mars - I ashtuquajturi ministër për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, ka thënë se investimet e Serbisë në Kosovë janë më pak se 250 milionë euro në vit dhe se aty llogariten rrogat, pensionet dhe përfitimet sociale.
 
Investimet atje tani janë nën kontroll të plotë, ka thënë në një intervistë për mediat serbe, Bogdanoviç.

Ai vuri në dukje se që kur ai e drejton atë ministri, nga dita e parë, ka kontroll të shpenzimeve të parave, dhe se nuk ka vend për kritika që askush nuk e di se si dhe ku shpenzohen parat e dedikuara për serbët e Kosovës. Bogdanovic ka thënë se ka kontroll të rreptë të shpenzimeve të të gjitha mjetet e parashikuara për Kosovë.

“Duke pasur parasysh faktin se unë jetoj në Kosovë, pata mundësi për të parë se një shumë e madha e parave jepet për këto zona, dhe se kjo nuk është përdorur në mënyrë adekuate. Kam dhënë urdhrin e kontrollimit të të të gjitha listave të rrogave, investimeve, investimeve kapitale, projekteve që janë financuar dhe do të financohen në këto hapësira”, ka thënë Bogdanovic.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)